• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Murtezani: Deri në fund të muajit, KE-ja duhet të japë përgjigje khtyese për Agjendën reformuese, kësti i parë nga Plani për rritje në gjysmën e dytë të shtatorit

Murtezani: Deri në fund të muajit, KE-ja duhet të japë përgjigje khtyese për Agjendën reformuese, kësti i parë nga Plani për rritje në gjysmën e dytë të shtatorit

Shkup, 30 korrik 2024 (MIA) - Më 14 korrik Qeveria e ka miratuar draft versionin me elementet shoqëruese të Agjendës reformuese dhe e njëjta është dërguar deri te Komisioni Evropoian në konsultim të brendshëm. Deri më 31 korrik duhet të marrim komente kthyese që të mund pastaj Qeveria në bazë të atyre komenteve ta miratojë versionin e fundit të Agjendës reformuese, deklaroi sot në konferencë për shtyp, ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani.

Ai shtoi se pas miratimit, vijon nënshkrim i marrëveshjes së Instrumentit për reforma dhe rritje dhe Marrëveshjes për hua, pas çka vijon ratifikimi në Kuvend.

Murtezani ka shprehur pritje se në gjysmën e dytë të shtatorit duhet të arrijë kësti i parë nga Plani për rritje i KE-së.

Në pyetje të gazetarëve nëse në Agjendën reformuese është vendosur heqja e Këshillit gjyqësor dhe e Këshillit të prokurorëve publikë dhe nëse pret përgjigje negative nga KE-ja, thotë se pasi bëhet fjalë për draft-version, nuk është i autorizuar publikisht të ndajë informata.

"Pasi bëhet fjalë për draft version, respektivisht të dhëna nga ministritë tjera, për të cilat unë nuk jam i autorizuar publikisht t'i ndajë, do t'ju lus të kemi durim deri më datë 31, kur duhet të marrim përgjigje kthyese nga KE-ja. Jo se nuk di, por nuk dua të ndajë informata për të cilat nuk jam i autorizuar t'i ndajë. Ato janë informata nga ministritë kompetente dhe për këtë shkak nuk dua t'i ndajë. Kur të marrim përgjigje zyrtare nga Komisioni Evropian, gjithsesi se do ta ndajë", tha Murtezani.

BE-ja dhe SHBA-ja kanë shprehur brengosje për paralajmërimin e Hristijan Mickoski për mundësinë për shpërndarjen e Këshillit gjyqësor dhe të Këshillit të prokurorëve publikë.

"Shpërndarja e Këshillit gjyqësor dhe e Këshillit të prokurorëve publikë, do të thotë involvim në pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe do të jetë çështje për brengosje serioze. Po ashtu edhe për idenë për ndarjen e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë", deklaroi euroambasadori Dejvid Gir në fillim të korrikut në Konferencën për përparimin gjatë zbatimit të rekomandimeve nga Misioni vlerësues të BE-së nga ana e Këshillit gjyqësor.

Në prill dhe maj të këtij viti, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së u pajtuan që vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin gjashtë miliardë euro nga Brukseli në kuadër të Planit për rritje të Ballkanit Perëndimor, i cili mbështetet në katër shtylla - përforcimi i integrimit ekonomik me tregun e përbashkët të BE-së; rritja e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor; përshpejtimi i reformave fundamentale dhe rritja e mbështetjes financiare për reformat fundamentale. Qëllimi është që përmes integrimit të përforcuar ekonomik të vendeve të rajonit, mes vete dhe me BE-në, gradualisht të fillohet të zvogëlohet dallimi në standardin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Që të ndodhë ky integrim, nevojiten reforma që secili vend të pajtohet fillimisht me Brukselin, me afate dhe detyra të caktuara, ndërsa zbatimi i tyre do të nxitet me mjete financiare.

Nga ato gjashtë miliardë euro, për shtetin janë dedikuar 750 milionë euro, prej të cilave kësti i parë do të jetë shtatë për qind, respektivisht 52,5 milionë euro. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR