• e enjte, 13 mars 2025

Murtezani: Agjenda reformuese është mundësi për transformimin e sektorit privat

Murtezani: Agjenda reformuese është mundësi për transformimin e sektorit privat

Shkup, 13 mars 2025 (MIA) - Agjenda reformuese dhe Plani i rritjes janë mundësi për transformimin e sektorit privat në vendin tonë. Idetë dhe mendimet tuaja janë kyçe në këtë periudhë transformimi. Atëherë, le të punojmë së bashku që Agjenda Reformuese të shndërrohet në rritje të vërtetë dhe të qëndrueshme për bizneset në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani.

Siç njoftoi Ministria për Çështje Evropiane, Murtezani kishte fjalën e tij hyrëse në punëtorinë e titulluar "Orientimi drejt së ardhmes: Mundësi dhe sfida biznesi në kuadër të Agjendës Reformuese për Ballkanin Perëndimor 2024-2027".

Ministri Murtezani theksoi përfitimet dhe fidat kryesore të Agjendës Reformuese 2024-2027 për Maqedoninë e Veriut për sektorin e biznesit. Ai theksoi se reformat, e harmonizuara me Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, janë thelbësore për nxitjen e progresit ekonomik të vendit, përmirësimin e mjedisit të biznesit, përforcimin e tranzicionit energjetik dhe digjital dhe përforcimin e sundimit të së drejtës. Ministri gjithashtu theksoi mundësitë për transformimin e sektorit privat dhe rëndësinë e përfshirjes aktive të komunitetit të biznesit në proceset reformuese.

Në punëtori morën pjesë liderë biznesi, përfaqësues të sektorit privat, pronarë dhe menaxherë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përfaqësues të shoqatave të industrisë dhe palë të tjerë të interesuar të sektorit privat.

Foto: Ministria për Çështje Evropiane

QËNDRONI TË LIDHUR