Murinjo pas eliminimit nga Kupa e Italisë: Urime për Kremonezen, mësova të mos qaj pas humbjes
- Trajneri i Romës, Zhoze Murinjo e komentoi humbjen (1:2) nga Kremoneze në të katërtën e finales së Kupës së Italisë.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:30, 2 shkurt, 2023
Romë, 2 shkurt 2023 (MIA) - Trajneri i Romës, Zhoze Murinjo e komentoi humbjen (1:2) nga Kremoneze në të katërtën e finales së Kupës së Italisë.
"Urime për Kremonezen, Fituan dy ndeshje të vështira kundër Napolit dhe kundër Romës si mysafirë. Ajo është ndeshje e çuditshme e cila i rritë gjasat për ekipe të cilat nuk ishin në Serie A sezonin e kaluar, si kremoneze, apo të cilat përfunduan në fund të tabelës. Kjo e bën arritjen e tyre akoma më impresive - ata janë me meritë në gjysmëfinale. E paguam çmimin për pjeësn e parë të tmerrshme të lojës, shumë lojë e keqe. Më pas në gjysmën e dytë bëmë gabim individual. Gabimi në pjesën e parë u përputh në kontekst të lojës, duke pasur parasysh atë që luajtëm shumë keq. Një gabim në pjeësn e dytë na kushtoi golin e dytë. Atëherë patëm reagim pozitiv, por ata u mbrojtën me shumë numra, ndërkaq ne nuk patëm fat. Mundëm lehtë të shënojmë më tepër gola. Por, ne e kemi atë që e kemi. Me kalimin e viteve, mësova të mos qaj pas humbjes dhe në vend të asaj t'i gëzohem ndeshjes së ardhshme", deklaroi Murinjo.
Kremoneze në gjysmëfinale do të përballet me Fiorentinën. Ndeshja e parë do të luhet më 5 prill, ndërsa revanshi më 26 prill. ab/