• e hënë, 23 dhjetor 2024

Murinjo: Fenerbahçe tani është familja ime

Murinjo: Fenerbahçe tani është familja ime

Stamboll, 3 qershor 2024 (MIA) - Strategu portugez i futbollit Zhoze Murinjo (61) natën e kaluar përjetoi një pritje spektakolare në stadiumin "Ulker" në Stamboll, ku para mijëra tifozëve u prezantua si trajneri i ri i Fenerbahçes.

Murinjo ishte pa angazhim të trajnerit nga janari kur mori shkarkim nga Roma.

Nënshkrimi solemn i marrëveshjes me trajnerin portugez u mbajt në stadiumin e Fenerit para mijëra tifozëve të cilët brohoritnin emrin e tij dhe këndonin këngë të tifozëve.

Murinjo do ta zëvendësojë turkun Ismail Kartal, me të cilin Fenerbahçe u nda të premten.

Detajet e marrëveshjes ndërmjet Murinjos dhe Fenerbahçes nuk janë treguar. sa/

FOTO: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR