• e hënë, 01 korrik 2024

Murinjo e kritikoi Serinë A

Murinjo e kritikoi Serinë A

Romë, 30 tetor 2023 (MIA) - Trajneri i Romës, Zhoze Murinjo e kritikoi Serinë A pas humbjes (0:1) nga Interi mbrëmë në ndeshjen e xhiros së 10-të në kampionatin italian.

"Lojtarët e ekipit ishin të lodhur, ndërsa kishte pak kohë për t'u përgatitur për ndeshjen, pasi Roma luajti në Ligën e Evropës të enjten, djemtë megjithatë luajtën një lojë të rëndësishme. Mendoj se të gjithë në stadium, jo ​​vetëm unë, patën ndjesinë se ndeshja do të përfundonte baraz. Ne i përballuam me qetësi të gjitha vështirësitë. Megjithatë, në fund pësuam gol", deklaroi Murinjo për "TMW".

Pas kësaj ndeshje, Interi gjendet në vendin e parë në renditjen e kampionatit italian, me 25 pikë. Roma është në pozitën e 8-të me 14 pikë.

Romakët e ndërprenë serinë prej pesë fitoreve me radhë në të gjitha ndeshjet. ls/bsh/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR