• e shtunë, 29 qershor 2024

Murinjo do të emërohet trajner i ri i Fenerbahçes

Murinjo do të emërohet trajner i ri i Fenerbahçes

Stamboll, 31 maj 2024 (MIA) - Zhoze Murinjo do të ulet në stolin e gjigantit turk Fenerbahçe, publikoi sot gazetari sportiv italian Xhanlluka Di Marsio.

Sipas burimit, emërimi i portugezit 61-vjeçar mund të publikohet që sot, ndërsa Murinjo do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me klubin turk.

Murinjo është pa angazhim nga janari, kur u largua nga Roma.

Fenerbahçe sezonin e kaluar përfundoi në vendin e dytë në kampionatin turk, ndërsa titullin e fitoi rivali i qytetit Gallatasaraj. bsh/

Foto: IKS

QËNDRONI TË LIDHUR