• e premte, 05 dhjetor 2025

Murinjo dëshiron ta sjell Benzemën te Benfika

Murinjo dëshiron ta sjell Benzemën te Benfika

Lisbonë, 24 shtator 2025 (MIA) - Trajneri i Benfikës, Zhoze Murinjo është i interesuar ta sjellë në ekip sulmuesin e Al-Itihadit, Karim Benzema, bën të ditur Goal.

Francezi 37-vjeçar do të duhet të pranojë ulje të pagës nëse dëshiron t’i bashkohet klubit portugez.

Benzema është në Al-Itihad që nga vera e vitit 2023. Këtë sezon, sulmuesi ka shënuar tre gola në dy ndeshje për ekipin në të gjitha garat.

Murinjo dhe Benzema kanë bashkëpunuar në Real Madrid nga viti 2010 deri në vitin 2013.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR