Mucunski: Nuk ka asnjë marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar për pranimin e emigrantëve
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski pasdite përmes një postimi në profilin e tij në Fejsbuk thekson se hedh poshtë plotësisht dezinformatën se Qeveria ose Ministria kanë biseduar ose kanë lidhur ndonjë marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar për pranimin e emigrantëve.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:40, 11 tetor, 2025
Shkup, 11 tetor 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski pasdite përmes një postimi në profilin e tij në Fejsbuk thekson se hedh poshtë plotësisht dezinformatën se Qeveria ose Ministria kanë biseduar ose kanë lidhur ndonjë marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar për pranimin e emigrantëve.
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, sot i bëri thirrje ministrit Mucunski që më së voni deri nesër të informojë publikun nëse bisedohet me Britaninë e Madhe për vendosjen e emigrantëve në vendin tonë. Filipçe e tha këtë duke komentuar artikullin e publikuar në "Politiko" se Britania po i afrohet një marrëveshjeje për hapjen e një qendre për kthimin e emigrantëve në një vend nga Ballkani Perëndimor.
"Plotësisht e hedh poshtë dezinformatën se Qeveria ose Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme kanë biseduar ose kanë lidhur ndonjë marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar për të pranuar emigrantë. Një gjë e tillë nuk ekziston - as si iniciativë dhe as si qëllim politik", thotë Mucunski në njoftim.
Mucunski thekson se spekulime të tilla janë të pabaza, të dëmshme dhe shërbejnë ekskluzivisht për pikë politike.
"Në vend të përhapjes së lajmeve të rreme, presim që të gjithë aktorët politikë t’u përmbahen fakteve dhe të tregojnë një minimum përgjegjësie. Deklarata të tilla, për fat të keq, janë shprehje e edhe të mosnjohjes së plotë të situatave dhe angazhimeve aktuale diplomatike të vendit. Me Mbretërinë e Bashkuar, kemi një partneritet strategjik të bazuar në besim të ndërsjellë, bashkëpunim politik, ekonomik dhe të sigurisë, dhe jo në spekulime dhe sensacionalizëm", ka shkruar Mucunski në postim.

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, sot i bëri thirrje ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, që më së voni deri nesër të informojë publikun nëse bisedohet me Britaninë e Madhe për locimin e emigrantëve në vendin tonë. Filipçe e tha këtë duke komentuar artikullin e publikuar në "Politiko" se Britania e Madhe po i afrohet një marrëveshjeje për hapjen e një qendre për kthimin e emigrantëve në një vend nga Ballkani Perëndimor.
"Ministri Timço Mucunski duhet të thotë nëse po bisedon për sjelljen e emigrantëve në vendin tonë. Duhet të thotë nëse kjo ka të bëjë me atë paketë me huanë prej shtatë miliardë euro? A ka ndonjë lidhje? A është kushtëzuar qeveria për ato para ta bëjë këtë?, tha Filipçe.
Foto: Arkivi i MIA-s