Mucunski nga Haga: Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor më së lehti do të sigurohet përmes integrimit evropian të tërë rajonit
- Më vjen keq që qeveria aktuale bullgare, po edhe eurodeputetët bullgarë, me veprimin e vet - atë që e shohim në Bruksel - hyjnë në narrativën ruse për destabilizim të rajonit. Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor më së lehti do të sigurohet përmes një integrimit të caktuar evropian të tërë rajonit, porositi ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:10, 24 qershor, 2025
Shkup, 25 qershor 2025 (MIA) - Më vjen keq që qeveria aktuale bullgare, po edhe eurodeputetët bullgarë, me veprimin e vet - atë që e shohim në Bruksel - hyjnë në narrativën ruse për destabilizim të rajonit. Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor më së lehti do të sigurohet përmes një integrimit të caktuar evropian të tërë rajonit, porositi ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski.
Në deklaratë për TV Kanal 5 në Hagë, në komentimin e sjelljes së Sofjes zyrtare në kontekst të eurointegrimeve të shtetit, theksoi se dialogu mbetet rruga e vetme drejt stabilizimit të Ballkanit Perëndimor.
Sipas Mucunskit, veprimet e Bullgarisë në javët dhe muajt e fundit janë pjesë e narrativës, qëllimi i së cilës është destabilizimi i Ballkanit.
"Si mund t'i tejkalojmë sfidat dhe të punojmë për stabilizim të Ballkanit Perëndimor? Gjithsesi - përmes dialogut",tha Mucunski.
Shprehi keqardhje që, siç tha, sipas informatave të fundit, takimi në margjina të Samitit të NATO-s në hagë nuk do të mbahet.
"Publikisht porosis: Qeveria është e gatshme për takime të çdo niveli - president me president, kryeministër me kryeministër, ministër me ministër. Ashtu edhe do të vazhdojmë të sillemi", theksoi ministri.
Mucunski foli edhe për pritjet nga Samiti në Hagë, ku fokusi do të jetë në ngjarjet mes Rusisë dhe Ukrainës, gjendjen e sigurisë në Lindjen e Afërt dhe sfidat e tjera të sigurisë globale.
"Që të keni investime serioze të kthyeshme, ju duhet të investoni së pari në modernizim të armatës, në modernizim të kapaciteteve të ndryshme - edhe infrastruktuore edhe në pjesën e kibernetikës - por gjithashtu edhe në investim adekuat në industrializim. Kjo do të thotë investim në kapacitete të reja, vendore, tona maqedonase për prodhim. Dhe në atë drejtim mu këto vendime do t'i mbështesim në këtë samit dhe presim konsensus që të arrihet tashmë nesër këtu në Hagë", tha Mucunski. ab/
foto: МIА arkivi