• e diel, 06 tetor 2024

Mucunski i dhuroi Stoltenbergut Pllakë për sukseset e arritura

Mucunski i dhuroi Stoltenbergut Pllakë për sukseset e arritura

Bruksel, 19 shtator 2024 (MIA) - Minisri i Punëve të Jashtme dhe Tregitë së Jashtme, Timço Mucunski, i cili e shoqëron kryeministrin Hristijan Mickoski për vizitë pune në Bruksel, në selinë e NATO-s ka realizur takim me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës në largim, Jens Stoltenberg.

Siç njoftoi sot ministri Mucunski në profilin e tij në Fejsbuk, në takimin me Stoltenbergun i ka shprehur falënderimin personal për kontributin e tij në sigurinë euroatlantike, me këtë rast duke i dhuruar Pllakë për sukseset e arritura. 

Mucunski gjatë bisedës e ka theksuar përkrahjen e rëndësishme të Stoltenbergut për anëtarësimin tonë dhe përpjekjet personale për promovimin e paqes në Balkanin Perëndimor, si dhe përkushtimin e tij ndaj politikës së dyerve të hapura të NATO, e cila është kyçe për stabilitetin rajonal. 

Mucunski mbrëmë në selinë e Aleancës në Bruksel mbajtiu fjalim edhe në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së pavarësisë - 8 Shtatori, duke theksuar se anëtarësimi i ynë në NATO paraqet përcaktim afatgjatë strategjik dhe kontribuon për përforcimin e sigurisë kolektive.  

Mucunski në fjalimin e ka përsëritur edhe përcaktimin tonë të fuqishëm për Ukrainën, duke shtuar se vendi si partner me përgjegjësi, mbetet i përkushtuar në vlerat e përbashkëta të Aleancës dhe përpjekjeve globale për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

Sot Mucunski, së bashku me ministrin e Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, do ta shoqërojë kryeministrin Mickoski në takime me kryetarin e Këshillit të BE-së Sharll Mishell, me eurokomisionerin për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Oliver Varheji dhe me njeriun e parë të Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim, Gert Jan Kopman.

Në mesditë, Mickoski, së bashku me liderët e tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor mori pjesë në drekë pune në organizim të kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, ku tema kryesore ishin bashkëpunimi i ndërsjellë dhe Plani i BE-së për rritje të rajonit. bsh/

Foto: FB

QËNDRONI TË LIDHUR