• e hënë, 23 dhjetor 2024

MSH në Rripin e Gazës: 15.899 palestinezë janë vrarë nga Izraeli

MSH në Rripin e Gazës: 15.899 palestinezë janë vrarë nga Izraeli

Gazë, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës, njoftoi se nga fillimi i konfliktit me Izraelin më 7 tetor, granatimi i forcave izraelite i ka marrë jetët e 15.899 palestinezëve. 

Ministria precizoi se gati 70 për qind e palestinezëve të vdekur janë gra dhe fëmijë (të moshës nën 18 vjet). Të dhënat nuk janë konfirmuar. 

Informacionet nga autoritetet në enklavë tregojnë se të plagosurit nga bombardimet izraelite janë rreth 42 mijë. 

Izraeli filloi fushatë ushtarake me sulme masive ajrore mbi Rripin e Gazës pasi lëvizja palestineze Hamas kreu sulm të papritur në terrirorin izraelit më 7 tetor, me çka humbën jetën rreth 1.200 izraelitë, prej të cilëve shumica civilë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR