• e premte, 05 dhjetor 2025

MSH: Në Radiologji gjatë një skanimi me rezonancë magnetike te një pacient i cili është në mbështetje të oksigjenit ka ndodhur një problem teknik, ai është në gjendje të mirë shëndetësore

MSH: Në Radiologji gjatë një skanimi me rezonancë magnetike te një pacient i cili është në mbështetje të oksigjenit ka ndodhur një problem teknik, ai është në gjendje të mirë shëndetësore

Shkup, 14 tetor 2025 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë kumtoi se sipas informatave të Institutit për Radiologji, gjatë ditës së djeshme ndodhi një problem teknik gjatë skanimit me rezonancë magnetike te një pacient i cili ishte me mbështetje të oksigjenit pas së cilës menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë, ndërsa pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore.

Në ndërkohë bëhet fjalë për mënjanimin e defektit të aparatit, ndërsa të gjithë pacientët pa ndërprerë e marrin shërbimin e nevojshëm shëndetësor në dy aparatet tjera për rezonancë magnetike. Në interes të pacientëve është vendosur edhe turni i dytë për skanim me rezonancë magnetike, deri në tejkalimin e problemit teknik, citojnë nga Ministria. sa/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR