• e hënë, 08 korrik 2024

MPPS: Vijon pagesa me faza e pensioneve të qershorit

MPPS: Vijon pagesa me faza e pensioneve të qershorit

Shkup, 27 qershor 2023 (MIA) - Ka filluar pagesa me faza e pensioneve për muajin qershor, njofton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

"Tërheqja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët që nuk përdorin karta do të realizohet në katër grupe, sipas lartësisë së pensionit. Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa do të bëhet sot. Për pensionet në shumë prej 11.001-14.000 denarë, pagesa do të bëhet nesër. Për pensionet në shumë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa do të bëhet të enjten. Për pensionet mbi 18.001 denarë pagesa do të bëhet të premten.

Pensionistët që përdorin kartelë pagese, të lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, ata mund t'i disponojnë paratë nga sot. Ata mund të tërheqin pensionin në bankomat, të përdorin mjetet e pagesës në rrjetin e tregtimit ose për pagesa elektronike. ls/

Foto: MPPS

 

QËNDRONI TË LIDHUR