• e hënë, 23 dhjetor 2024

MPJ-ja belge: Projekti, me të cilin udhëheq Hojte është për lehtësim të diskutimeve për rrumbullaksimin e fazës fillestare të negociatave për anëtarësim në BE

MPJ-ja belge: Projekti, me të cilin udhëheq Hojte është për lehtësim të diskutimeve për rrumbullaksimin e fazës fillestare të negociatave për anëtarësim në BE

Bruksel, 9 maj 2024 (MIA) - Si mbështetës i perspektivës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, Belgjika ka vendosur që të mbështesë projekt të propozuar nga Qendra për studime evopiane të sigurisë (CESS), që të lehtësohen diskutimet mes të gjithë faktorëve politikë në vend për shkak të arritjes së konsensusit rreth vendimeve që nevojiten që të rrumbullaksohet faza fillestare nga negociatat aderuese për anëtarësim në BE, deklaroi për MIA-n, zëdhënësi i Ministrisë belge të Punëve të Jahstme, David Jordens.

"Ky projekt ka për qëllim të të nxisë kulturë kompormisi mes partive politike dhe të mundësohen zgjidhje, dhe me këtë edhe të kontribuohet drejt lokalizimit të çështjes", deklaroi Jorden lidhur me informacionet e publikuara në disa media maqedonase se ish-eurodeputeti, Peter Vanhojte me nismë të presidencës belge me BE-në "ka marrë mandat që të jetë ndërmjetës lehtësues i kontestit bullgaro-maqedonas".

Sipas Jordens, projekti zbatohet nën përgjejgësi të pavarur të Qendrës për studime evropiane të sigurisë dhe është i kryesuar nga Vanhojte, në cilësi të "ndërmjetësit të pavarur të nivelit të lartë me përvojë shumëvjeçare në ndërtimin e kapaciteteve dhe ndërmjetësim në Ballkanin Perëndimor dhe sidomos në Maqedoninë e Veriut".

Të martën shumë media në vend publikuan se Hojte ka udhëtuar drejt Shkupit në takime me përfaqësues të partive politike, organizata joqeveritare dhe ekspert të tjerë me qëllim që ta "hapin rrugën për ndryshimet kushtetuese dhe të sigurohen garanci se në rrugën e Maqedonisë deri në anëtarësim në BE nuk do të ketë më pengesa nga Bullgaria ose probleme të reja", për shkak të së cilës pas qëndrimit në vend, ai do të udhëtojë "në takime të ngjashme në Sofje".

Megjithatë, sipas burimeve të MPJ-së bullgare, projekti për ndërmjetësim, i cili është financuar nga Belgjika është fokusuar vetëm në RMV, ndërsa Bullgaria nuk është përfshirë me të. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR