MPJ kineze: Nëse SHBA-ja dëshiron ta zgjidh çështjen e tarifave përmes negociatave, duhet të ndalet me presionet ekstreme
- Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Lin Xhijan sot deklaroi se nëse SHBA-ja dëshiron ta zgjidhë çështjen e tarifave përmes dialogut dhe negociatave, duhet t'i ndërpresin presionet ekstreme, pasi, siç tha, presionet e tilla nuk kalojnë ndaj Kinës.
- Post By Besnik Shuki
- 16:29, 11 prill, 2025

Pekin, 11 prill 2025 (MIA) - Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Lin Xhijan sot deklaroi se nëse SHBA-ja dëshiron ta zgjidhë çështjen e tarifave përmes dialogut dhe negociatave, duhet t'i ndërpresin presionet ekstreme, pasi, siç tha, presionet e tilla nuk kalojnë ndaj Kinës.
"Kina shumë herë e ka shprehur qëndrimin e saj për çështjen e tarifave, nuk ka fitues në luftërat tarifore dhe tregtare. Kina nuk dëshiron të luftojë, por nuk i frikohet luftës. Nëse pala amerikane dëshiron ta zgjidh çështjen e tarifave përmes dialogut dhe negociatave, duhet të ndalin me presionet ekstreme, pasi presionet e tilla nuk kalojnë në Kinë", tha zëdhënësi i Ministrisë kineze në konferencën e rregullt për shtyp.
Ai theksoi se çdo dialog udhëhiqet në bazë të barazisë, respektit dhe interesit të ndërsjellë. bsh/
Foto: MIA arkiv