• e hënë, 28 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

MPJ kineze me reagim të ashpër ndaj SHBA-së: Mos na shikoni me mentalitet hegjemonist

MPJ kineze me reagim të ashpër ndaj SHBA-së: Mos na shikoni me mentalitet hegjemonist

Pekin, 26 mars 2025 (MIA) – Ministria kineze e Punëve të Jashtme sot e porositi SHBA-në që të mos e shikojë Kinën përmes “mentalitetit të saj hegjemonist”.

Përgjigja e Kinës vjen pasi SHBA-ja e shpalli Kinën si kërcënimin e tij më të madh ushtarak dhe informativ, transmetojnë mediat britanike. 

“SHBA-ja e përhap teorinë se Kina është kërcënim vetëm që ta shtypin. Kina i bën thirrje SHBA-së që të ndalojë dhe t’i mbështesë aktivitetet për pavarësi të Tajvanit”, tha zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Guo Xhiakun. 

Ministria kineze e Punëve të Jashtme, gjithashtu, sot njoftoi se ashpër e dënon dhe fuqishëm e kundërshton SHBA-në që të shtojnë subjekte kineze në listën e zezë për eksport. 

Sipas zëdhënësit të ministrisë, Kina i bën thirrje SHBA-së që të ndalojnë të përgjithësojnë konceptin e sigurisë kombëtare. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR