MPJ e Ukrainës: Kievi dhe Uashingtoni punojnë në detajet teknike të ndihmës ushtarake amerikane
- Ekipet amerikane dhe ukraianse punojnë në sqarimin e detajeve teknike për dërgesat e ndihmës së rinovuar ushtarake amerikane pas ndërprerjes së tyre të përkohshme, publikoi Ukrinform, duke i'u referuar deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë ukrainase për punë të jashtme, Mikolla Tihi.
- Post By Sara Ademi
- 18:24, 11 korrik, 2025
Kiev, 11 korrik 2025 (MIA) - Ekipet amerikane dhe ukraianse punojnë në sqarimin e detajeve teknike për dërgesat e ndihmës së rinovuar ushtarake amerikane pas ndërprerjes së tyre të përkohshme, publikoi Ukrinform, duke i'u referuar deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë ukrainase për punë të jashtme, Mikolla Tihi.
Tihi tha se në media kishte shumë diskutime për "disa komponente nga pakot e ndihmës për armët që janë rishikuar ose anuluar", por për momentin, mbështetja mbrojtëse amerikane për Ukrainën vazhdon.
"Jemi mirënjohës ndaj palës amerikane për sinjalet e qarta të vazhdimit dhe mundësinë e forcimit të mbështetjes mbrojtëse për Ukrainën. Ne i shohim këto sinjale dhe i mirëpresim ato. Është shumë e rëndësishme që tani ekipet ukrainase dhe amerikane po punojnë për të sqaruar të gjitha detajet teknike - cilat nga pakot e ndara tashmë janë në rrugë dhe kur do të mbërrijnë", tha Tihi.
Presidenti amerikan Donald Tramp të martën tha se SHBA do të dërgojë më shumë armë në Ukrainë për t'i ndihmuar Kevit kundër ofensivës në rritje ruse.
Mediat britanike raportuan se Tramp do të përdorë autorizimet e tij presidenciale për herë të parë që nga rikthimi në pushtet në janar të këtij viti për të dërguar një paketë armësh në Ukrainë.
Më shumë se tre vjet pasi Rusia pushtoi vendin fqinj, administrata e Trampit do të devijojë armët nga rezervat e SHBA-së në Ukrainë sipas planit të dorëzimit emergjent të presidentit, njoftuan zyrtarët.
Më herët gjatë ditës, Tramp tha se Uashingtoni do t’i dërgojë Ukrainës armë përmes NATO-s. sa/
foto: MIA