MPB: Shqiptohen 77 sanksione për tejkalimin e shpejtësisë së qarkullimit, 27 sanksione për tejkalim në mënyrë jo të rregullt në SPB Tetovë
- - Më 24.05.2024 në harkun kohor nga ora 08:00 deri më 20:00 në territorin e SPB Tetovë është realizuar kontrollim i intensifikuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët ngasin automjetet me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar. Gjatë kontrollit janë sanksionuar 77 shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar të qarkullimit ( TE-40 dhe GV-37), prej tyre pesë shoferë (TE-2 dhe GV-3) kanë ngasur automjetet e tyre me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu gjatë kontrollit janë konstatuar dhe ligjërisht janë sanksionuar edhe dyzet lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik (TE-23 dhe GV-17).
- Post By Fitore Curri
- 11:50, 25 maj, 2024
Shkup, 25 maj 2024 (MIA) - Më 24.05.2024 në harkun kohor nga ora 08:00 deri më 20:00 në territorin e SPB Tetovë është realizuar kontrollim i intensifikuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët ngasin automjetet me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar. Gjatë kontrollit janë sanksionuar 77 shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar të qarkullimit ( TE-40 dhe GV-37), prej tyre pesë shoferë (TE-2 dhe GV-3) kanë ngasur automjetet e tyre me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu gjatë kontrollit janë konstatuar dhe ligjërisht janë sanksionuar edhe dyzet lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik (TE-23 dhe GV-17).
Më datën 24.05.2024 në harkun kohor nga ora 14:00 deri më ora 20:00 në rajonin e SPB Tetovë është realizuar edhe kontrollim aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët kryejnë tejkalime në mënyrë jo të rregullt. Gjatë kontrollit janë sanksionuar 27 kundërvajtje të këtilla (TE-11 dhe GV-16). Gjatë kontrollit, poashtu janë konstatuar edhe 7 lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik. Për të gjithë shoferët të cilët kanë shkelur rregullat e trafikut janë shqiptuar gjoba përkatëse.
SPB Tetovë ju bën thirrje shoferëve që t'i respektojnë rregullat dhe rregulloret në trafik, të kenë kujdes se ku kryejnë tejkalimin e automjeteve dhe të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve dhe kufizimeve në rrugë, sepse tejkalimet dhe shpejtësia janë shkaku më i shpeshtë i aksidenteve në komunikacion këtë vit, qëndron në kumtesën e MPB-së. fc/