MPB: Privohet nga liria një kontrabandues i emigrantëve
- Nëpunës policorë nga Stacioni policor për mbikëqyrje dhe kontroll kufitar Bogorodicë në vendin e quajtur "Karaorman" në Gjevgjeli mbrëmë më orën 20 kanë privuar nga liria personin A.A. (27) nga Kosova.
- Post By Fami Bajrami
- 11:22, 6 dhjetor, 2024

Shkup, 6 dhjetor 2024 (MIA)- Nëpunës policorë nga Stacioni policor për mbikëqyrje dhe kontroll kufitar Bogorodicë në vendin e quajtur "Karaorman" në Gjevgjeli mbrëmë më orën 20 kanë privuar nga liria personin A.A. (27) nga Kosova.
Siç informojnë nga MPB, gjatë kontrollit, në automjetin e tipit “Audi A3” me targa nacionale të Kosovës, të cilin ai e drejtonte, janë gjetur katër emigrantë, njëri prej tyre nga Siria dhe tre nga Egjipti. A.A. është ndaluar në Stacionin policor Gjevgjeli, ndërsa emigrantët janë vendosur në Qendrën pranuese - transitore në Gjevgjeli për procedurë të mëtutjeshme.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresë përkatëse.