• e premte, 05 dhjetor 2025

Dukovski: Dënimi është shumë i lartë, Gjykata nuk i vlerësoi mjaftueshëm pendimin e sinqertë dhe personalitetin e kryerësit të veprës

Dukovski: Dënimi është shumë i lartë, Gjykata nuk i vlerësoi mjaftueshëm pendimin e sinqertë dhe personalitetin e kryerësit të veprës

Shkup, 13 maj 2025 (MIA) – Vlerësoj se Gjykata nuk i vlerësoi në masë të mjaftueshme pendimin e sinqertë dhe personalitetin e kryerësit të veprës. Dënimi është shumë i lartë, deklaroi mbrojtja e Vasil Jovanovit, avokati Sasho Dukovski në deklaratë për mediat para Gjykatës Penale në Shkup, pas publikimit të vendimit për shkeljen e Frosina Kullakovës në janar të këtij viti në bulevardin “Aradhet Partizane” në Shkup.

Dukovski theksoi se pritej që të lirohej sepse e ka pranuar fajin, por se ky dënim në këtë masë, nuk është në përputhje me praktikën e vendosur gjyqësore në territorin e Gjykatës së Apelit në Shkup. 

“Një aksident të tillë në komunikacion në vitin 2019 në vendin e njëjtë, në vendkalimin e njëjtë për këmbësorë, vetëm nga ana tjetër, ka përfunduar me 3,5 vjet. Kujtoni rastin në Veles, ka një kundërvajtje më shumë se Vasili. Ka një kundërvajtje më shumë se Vasili sepse kryerësi i veprës u arratis dhe dy ditë ishte i pakapshëm. Përfundoi me tetë vjet dënim. Vetëm për këtë ankohem”, deklaroi Dukovski. 

Sipas Dukovskit, nuk mundet nga kjo ngjarje të fillohet me ndryshimin e politikës së re ndëshkuese në vend dhe se ankesa është vetëm për këtë. 

Dënim me burg prej 12 vjet i caktoi Gjykata Vasil Jovanovit, në bazë të pranimit të fajit për veprën “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion” për shkeljen e Frosina Kulakovës në janar të këtij viti në bulevardin “Aradhet Partizane” në Shkup. fc/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR