• e premte, 05 dhjetor 2025

Markovski: Dita e sotme për Prokurorinë është fitore më e madhe, Prokuroria ruan të drejtën e ankesës dhe të kërkojë dënim më të lartë

Markovski: Dita e sotme për Prokurorinë është fitore më e madhe, Prokuroria ruan të drejtën e ankesës dhe të kërkojë dënim më të lartë

Shkup, 13 maj 2025 (MIA) - Sot është një fitore më e madhe për Prokurorinë sepse u shqiptua një dënim me burg që nuk është dhënë kurrë më parë në historinë e kësaj gjykate, për këtë vepër penale dhe kur bëhet fjalë për një viktimë, ndërsa duke marrë parasysh kohëzgjatjen e dënimit me 12 vjet burg, Prokuroria ende rezervon të drejtën për të apeluar dhe për të kërkuar një dënim më të lartë me burg, deklaroi për media para Gjykatës Penale Shkup, prokurori Aleksandar Markovski pas publikimit të aktvendimit për aksidentin ku jetën humbi Frosina Kulakova në janar të këtij viti në bulevardin "Aradhat partizane" në Shkup.

Prokurori tha se bëhet fjalë për një ngjarje tragjike ku nuk ka vend as për të festuar, as për zhgënjim.

"Lidhur me atë vetërrëfim, mendoj se kontribuoi edhe hetimi efikas dhe i shpejtë që kontribuoi edhe me kuadrin dhe përpjekjet e saj MPB-ja të cilët ishin në lartësinë e detyrës, si dhe hetuesit nga PTHP-ja Shkup", deklaroi Markovski.

Dënim me burg prej 12 vite, Gjykata i shqiptoi Vasil Jovanovskit duke u bazuar në pranimin e fajit për veprën "vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion" për aksidentin ku jetën humbi Frosina Kulakova në janar të këtij vitit në bulevardin "Aradhat partizane" në Shkup. rq/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR