• e hënë, 17 mars 2025

MPB për zjarrin në Koçan: Janë dyshuar 20 persona, 15 janë në stacionin policor

MPB për zjarrin në Koçan: Janë dyshuar 20 persona, 15 janë në stacionin policor

Shkup, 16 mars 2025 (MIA) - MPB-ja në koordinim me prokurorinë publike deri në këtë moment, lidhur me zjarrin e mbrëmshëm në një klub nate në Koçan, ka dyshuar më shumë se 20 persona, prej të cilëve 15 janë në stacionin policor, informoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Licencë legale për punë ndërmarrja nuk ka pasur dhe më shumë hollësira, Toshkovski tha se në këtë pjesë të hetimit nuk mund të zbulojë, por potencoi se, si dhe shumë punë tjera nga e kaluara, është e lidhur me rryshfet dhe korrupsion.

“Në këtë rast ata që janë përfshirë në dhënien e paligjshme të licencave kanë emër dhe mbiemër dhe për këtë do të mbajnë përgjegjësi", tha Toshkovski.

Disa nga të dyshuarit për shkaktimin e kësaj ngjarje penale kanë vdekur, disa ndodhen në spital. Katër persona aktualisht sigurohen në spital. Dy anëtarë të bendit, djali i një pronari të diskotekës dhe menaxheri i personit juridik, që ka menaxhuar diskotekën.Interior Minister Panche Toshkovski told journalists Sunday the Ministry is working hard to analyze everything that could be connected to last night’s fire in Kochani which, according to the

"Disa nga personat e arrestuar që ndodhen aktualisht në stacionin policor janë persona të cilët janë përgjegjës drejtpërdrejtë për këtë ngjarje, në pajtim me provat e grumbulluara deri tani. Është arrestuar një person, i cili është organizator i ngjarjes dhe për të cilin dyshojmë se është një nga përgjegjësit e drejtpërdrejtë. Gjithashtu u arrestuan një ish-sekretar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë, ish-shef i sektorit në Ministrinë e Ekonomisë, një ish-drejtor i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe tre të punësuar në këtë drejtori", tha Toshkovski.

Disa nga të arrestuarit në Koçan, theksoi Toshkovski, janë njerëz që janë organizatorë të ngjarjes, disa janë përfshirë në sigurimin dhe aktivitetet tjera që u zhvilluan mbrëmë.

Bisedë me nëpunës policorë në Shkup, sipas Toshkovskit, janë zhvilluar me mbi 25 dëshmitarë të ngjarjes dhe do të vazhdojnë me grumbullimin e provave. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR