MPB: Për shkak të zjarrit mbyllet për qarkullim autostrada nga pika pagesore Milladinovc deri në Bunarxhik në të dyja drejtimet, automjetet ridrejtohen drejt Petrovecit
- Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informon qytetarët se për shkak të zjarrit që shpërtheu pasditen e sotme, është mbyllur për qarkullim autostrada nga pika pagesore Milladinovc deri te unaza në Bunarxhik në të dyja drejtimet. Automjetet po ridrejtohen drejt Petrovecit.
- Post By Fami Bajrami
- 19:23, 17 korrik, 2025
Shkup, 17 korrik 2025 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informon qytetarët se për shkak të zjarrit që shpërtheu pasditen e sotme, është mbyllur për qarkullim autostrada nga pika pagesore Milladinovc deri te unaza në Bunarxhik në të dyja drejtimet. Automjetet po ridrejtohen drejt Petrovecit.
Nga MPB u bëjnë apel qytetarëve që të mos udhëtojnë në këtë pjesë të autostradës, derisa nuk krijohen kushte për hapjen e sërishme për qarkullim.
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), pasditen e sotme kumtoi se për shkak të erës që kaploi zonën e Komunës së Kumanovës dhe Qytetin e Shkupit në disa lokacione nga shkëndijat e telave janë shkaktuar zjarre.
Në rajonin e Shkupit, janë raportuar zjarre midis Zonës industriale Bunarxhik dhe rafinerisë Okta.
Në komunën e Kumanovës dhe komunën e Nagoriçanit të Vjetër janë raportuar zjarre në fshatrat Ramanli, Agino Sellë, Tabanoc, Shupnji Kamen, Mllado Nagoriçan dhe Strnovac.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov, thotë se për shkak të kushteve atmosferike nuk mund të përdoren er traktorët dhe helikopterët.
Foto: arkivi i MIA-s