• e diel, 22 dhjetor 2024

MPB: Një punonjës policor, i cili nuk ka qenë në detyrë, ka sulmuar një koleg në detyrë

MPB: Një punonjës policor, i cili nuk ka qenë në detyrë, ka sulmuar një koleg në detyrë

Shkup, 18 shkurt 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se mbrëmë 40 minuta pas mesnate në një objekt hotelierik në rajonin Qendër në Shkup, punonjës policorë nga Njësia për tregti ilegale pranë SPB Shkup, e kanë privuar nga liria I.B. (43) nga Shkupi, nëpunës policor, i cili nuk ka qenë në detyrë, pasi fizikisht ka sulmuar një nëpunës policor që ka qenë në detyrë.

Personi u arrestua në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritet padi adekuate, thuhet në kumtesën e policisë. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR