• e diel, 06 tetor 2024

MPB: Një person nga Manastiri ka publikuar fotografi me armë dhe ka kërcënuar një funksionar të lartë

MPB: Një person nga Manastiri ka publikuar fotografi me armë dhe ka kërcënuar një funksionar të lartë

Shkup, 4 maj 2023 (MIA) - Në Stacionin policor të Manastirit sot është zhvilluar një bisedë informative me dy banorë të Manastirit A.S. dhe R.S. të moshës 42 dhe 41 vjeç. A.S. dyshohet se ka kryer vepër penale sipas nenit 144 të Kodit penal, pra në rrjet social ka publikuar një fotografi me armë dhe ka dërguar kërcënim ndaj një funksionari të lartë. Në bisedë ai ka pranuar veprën dhe ka deklaruar se arma i takon personit R.S, ka njoftuar pasditen e sotme Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

"Në stacionin e policisë nga R.S. janë marrë një pushkë gjuetie dhe një leje për armë”, theksohet në kumtesë.

Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave do të iniciohen kallëzime përkatëse. 

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR