MPB: Nga ora 8 deri në orën 19 sot mund të merren dokumentet personale
- Nga ora 8 deri në orën 19 sot do të punojë Departamenti për Çështje Civile, gjegjësisht të gjitha seksionet për punët administrative të kësaj njësie organizative në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:15, 8 maj, 2024

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Nga ora 8 deri në orën 19 sot do të punojë Departamenti për Çështje Civile, gjegjësisht të gjitha seksionet për punët administrative të kësaj njësie organizative në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
"Gjithashtu, i njoftojmë qytetarët se të gjitha kërkesat për dokumente personale që janë dorëzuar deri më 3 maj të vitit 2024, tashmë janë përgatitur dhe qytetarët mund t'i marrin", informon MPB-ja.
Foto: Arkivi i MIA-s