• e martë, 24 dhjetor 2024

MPB: Në stacionin policor po zhvillohet bisedë zyrtare me B.N., një nga të denoncuarit për sulmin në M-NAV

MPB: Në stacionin policor po zhvillohet bisedë zyrtare me B.N.,  një nga të denoncuarit për sulmin në M-NAV

Shkup, 5 janar 2023 (MIA)  - Në lidhje me sulmin e djeshëm ndaj të punësuarve në M-NAV-së,  në stacionin policor me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike po zhvillohet  bisedë zyrtare me B.N., informuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Siç theksoi MPB-ja në kumtesë pas sulmit, në orën 15:15 në SP Petrovec, një person i punësuar në M-NAV ka raportuar se në objekt ka pasur shkelje të rendit dhe qetësisë publike, përkatësisht se B.N. (personi i punësuar në institucion) së bashku me disa persona të tjerë të panjohur i kanë sulmuar fizikisht P.B., E.K. dhe B.R. (persona të punësuar në institucion).  

Në kumtesë mbrëmë vonë MPB  informoi se me katër persona të përfshirë në sulmin ndaj të punësuarve  në  M-NAV po zhvillohen bisedime zyrtare dhe se në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike do të dorëzohen parashtresa përkatëse.  Gjithashtu, po ndërmerren masa,  për gjetjen edhe të katër personave, ndërsa në periudhën në vijim MPB-ja në vazhdimësi do ta sigurojë ndërtesën e M-NAV.  

Sipas Prokurorisë   Publike, siç informuan paradite nga pres shërbimi, po ndërmerren veprime për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa Prokuroria Themelore Publike Shkup gjatë ditës pret kallëzim penal nga Ministria e Punëve të Brendshme.    

Sulmi ka ndodhur pas konferencës së djeshme për shtyp të kryetarit të Sindikatës Profesionale të Kontrollorëve të Fluturumit (SPKF), Aleksandar Tasevski,  në të cilën ai informoi se njëzet deri në tridhjetë kontrollorë të trafikut ajror dhe ndihmësit e tyre në Navigacionin  (M-NAV) pritet të fillojnë të japin dorëheqje nga pozitat e tyre drejtuese në M-NAV, si   mbështetje të aktiviteteve sindikaliste dhe reagimeve për shpalljen e fundit për punësim në këtë institucion dhe sjelljes së menaxhmentit. 

Qeveria mbrëmë paralajmëroi se në seancën e ardhshme të caktuar për të martën më 9 janar do të marrë vendime lidhur me situatën në M-NAV,  mes të cilave  shkarkimin e gjithë menaxhmentit dhe revizion të punës së deritanishme. 

Sindikata Profesionale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror mbrëmë në një mbledhje  të jashtëzakonshme ka marrë disa vendime dhe kërkesa dhe ka paralajmëruar grevë me  mbylljen e hapësirës ajrore nga 10 janari, nëse ndërkohë tre drejtorët ekzekutivë të M-NAV nuk japin dorëheqje apo Qeveria nuk i shkarkon. 

 Siç deklaroi Tasevski mëngjesin e sotëm, sipas informacioneve të fundit nga kolegët e tij, aktivitetet në M-NAV po zhvillohen  ashtu siç duhet, por presin që institucionet kompetente të përfundojnë punën e tyre. 

"Pas koordinimit dhe apeleve janë dërguar zyrtarë derisa nuk vendoset mënyrë normale të sigurisë.  Herët në mëngjes  kolegët konfirmuan se aktivitetet po zhvillohen ashtu siç duhet. Revolta, nervozizmi dhe stresi janë të mëdha dhe presim që institucionet shtetërore ta bëjnë punën e tyre, të vetëdijesohen drejtorët dhe të mos e komplikojnë gjendjen", deklaroi për MIA-n Tasevski. 

  Ai paraprakisht informoi se pardje me telefon është thirrur në Sektorin për Krim të Dhunshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe i është prezentuar kallëzim  nga ana e dy nga tre drejtorët në M-NAV, Fahruddin Hamidi dhe Fasim Deari. Ata kanë parashtruar  kallëzim penal kundër tij, siç tha, në bazë të një mesazhi  elektronik  të dërguar për shkak të "ndjenjës së pretenduar të kërcënimit për sigurinë e jetës së tyre" sipas nenit 144 paragrafi dy nga Kodi Penal. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR