• e martë, 24 dhjetor 2024

MPB me hollësi për aksidentin e rëndë në Rosoman në të cilin humbën jetën dy persona, ndërsa tre ishin lënduar rëndë

MPB me hollësi për aksidentin e rëndë në Rosoman në të cilin humbën jetën dy persona, ndërsa tre ishin lënduar rëndë

Rosoman, 10 gusht 2023 (MIA) - MPB doli me hollësi për aksidentin e rëndë në Rosoman në të cilin humbën jetën dy persona, ndërsa tre ishin lënduar rëndë. Sipas policisë, së pari ishin përplasur dy vetura, një furgon kishte dalë nga rruga që t'i tejkalojë, ndërsa vetura e katërt e kishte goditur furgonin. 

"Sot rreth orës 6:30 në Stacionin e Policisë në Kavadar ishte raportuar se në rrugën rajonale Prilep - Rosoman, në vendin e quajtur 'Kamen Doll', ka ndodhur një aksident në mes të veturës 'fiat dobllo' me targa të Prilepit, e drejtuar nga K.Gj. (55) nga Prilepi dhe një veture 'folksvagen golf' me targa të Shtipit e drejtuar nga L.S. (61) nga Sveti Nikolla", njoftuan nga MPB. 

Nga atje, sqaruan se më vonë në vendin e njëjtë, një veturë "daevu matiz" me targa të Shtipit, e drejtuar nga S.S. (55) nga Sveti Nikolla, ka goditur një furgon "mercedes' me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.I. (52) nga Shkupi, i cili më parë kishte dalë nga rruga që t'i tejkalojë dy veturat të cilat ishin përfshirë në aksident. 

"Nga lëndimet e mara në vendin e aksidentit kanë ndërruar jetë K.Gj. dhe bashkëudhëtarja në veturën 'golf', S.S. (55) nga Sveti Nikolla, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës Medicinale Emergjente në Kavadar. Përderisa, lëndime të rënda trupore kanë marrë shoferët L.S. dhe S.S., si dhe bashkëudhëtarja në veturën "matiz", O.S. (54) nga Sveti Nikolla, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave 'Nëna Terezë' në Shkup", informuan nga MPB. 

Mbikëqyrje në vendin e aksidentit kanë bërë prokurori publik dhe një ekip i Stacionit të policisë në Kavadar. 

Rruga ende nuk është lëshuar për qarkullim, prandaj veturat në vend se nga Rosomani, kalojnë nga Kavadari. fc/ 

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR