• e martë, 26 nëntor 2024

MPB konfirmoi se në VK Jazhincë, me kërkesë të Interpolit Serbi është arrestuar një person nga Kosova

MPB konfirmoi se në VK Jazhincë, me kërkesë të Interpolit Serbi është arrestuar një person nga Kosova

Shkup, 18 korrik 2024 (MIA) - MPB sot konfirmoi se në Vendkalimin kufitar Jazhincë, në hyrje të shtetit, dje rreth orës 16:00, nëpunës policorë kanë privuar nga liria B.R.(47) nga Kosova, sepse gjaët kontrollimit të pasaportës dhe kontrolleve të kryera u konstatua se në evidencën zyrtare është me masën "arresto", me kërkesë të Interpolit Serbi.

Ai iu dorëzua nëpunëssve policorë nga SPB Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.

Paraprakisht, korrespondenti i MIA-s nga Prishtina lajmëroi se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës mbrëmë kumtoi se është informuar për arrestimin e shtetasit të Kosovës nga ana policisë së Maqedonisë së Veirut, në bazë të fletë-arrestit të dhënë nga Serbia.

Nga MPJ e Kosovës informuan se bëhet fjalë për Blerim Ramadanin, ish-pjesëtar i Ushtriës Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën operative Nerodime.

"Ambasadori ynë në Maqedoni të Veriut, z. (Florian) Qehaja, intensivisht angazhohet për zgjidhje të këtij rasti dhe si Ministri e Punëve të Jashtme punojmë me autoritetet e Maqedonisë së Veriut për lirim të shpejtë të z.Ramadani. MPJ do ta informojë opinionin për zhvillimin e mëtejmë të ngjarjeve lidhur me këtë rast", ceket në kumteë. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR