MPB i demanton informacionet e publikuara në rrjetet sociale për kidnapime
- - Ministria e Punëve të Brendshme i mohon informacionet e plasuara në rrjetet sociale për kidnapime.
- Post By Fitore Curri
- 08:18, 16 nëntor, 2023

Shkup, 16 nëntor 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme i mohon informacionet e plasuara në rrjetet sociale për kidnapime.
"Nuk ka asnjë fëmijë të kidnapuar, e as kidnapues. Bëjmë thirrje që të mos përhapen dezinformata në rrjetet sociale të cilat kanë për qëllim që t'i shqetësojnë qytetarët. Policia është e pranishme kudo dhe e garanton sigurinë e qytetarëve", bëhet e ditur në kumtesën e MPB-së. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s