MPB: Dy 14-të vjeçarë nga Shkupi do të akuzohen për rastin me dërgimin e kërcënimeve të rreme për bomba në shkolla
- Sektori për luftë kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit pranë Departamentit për luftimin e krimit të organizuar dhe serioz në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit do të dorëzojë raport, në bazë të të cilit dy të mitur 14-vjeçarë nga Shkupi, do të kallëzohen për rastin me dërgesën e kërcënimeve të rreme për bomba në shkolla.
- Post By Sara Ademi
- 11:43, 27 shkurt, 2025

Shkup, 27 shkurt 2025 (MIA) - Sektori për luftë kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit pranë Departamentit për luftimin e krimit të organizuar dhe serioz në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit do të dorëzojë raport, në bazë të të cilit dy të mitur 14-vjeçarë nga Shkupi, do të kallëzohen për rastin me dërgesën e kërcënimeve të rreme për bomba në shkolla.
Siç kumtoi sot MPB, personat e mitur me datë 19.02.2025, nga celulari i njërit të mitur kanë dërguar imejl me përmbajtje kërcënuese për bombë të vendosur në dy shkolla (njëra fillore dhe njëra e mesme) në Shkup. Gjithashtu, me datë 21.02.2025 nga celulari i të miturit tjetër kanë dërguar mesazh në imejl me përmbajtje kërcënuese për bombë të vendosur në dy shkolla ( njëra fillore dhe njëra e mesme) në Shkup.
Nga ana e Njësitit për Zbulimin dhe Demontimin e Lëndëve Plasëse dhe Mjeteve pranë SLKTEDHR në Departamentin për luftimin e krimit të organizuar dhe serioz ka kryer kontrollin kundër terrorizmit në të gjitha shkollat që kanë marrë mesazh, por nuk janë gjetur mjete shpërthyese dhe është vërtetuar se bëhet fjalë për paraqitje të rreme për mjete të vendosura shpërthyese.
"Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga Sektori i Krimit Kompjuterik, është përcaktuar IMEI e pajisjes celulare të përdorur nga imejli i përdoruesit prej nga janë dërguar mesazhet, e cila IMEI ishte lidhur me shërbimet e GOOGLE më 21.02.2025 nga një adresë IP e operatorit të telekomunikacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pas kontrolleve plotësuese të kryera nga SLKTEDHR, është konstatuar identiteti i personave të mitur të përfshirë, dhe me datë 25.02.2025 janë thirrur në SPKP Çair dhe në praninë e prindit, inspektorit për delikuencë të të miturve të SPB Shkup dhe avokatit është bërë një bisedë në të cilën kanë pranuar dhe sqaruar mënyrën e kryerjes së veprës", sqarohet në kumtesë.
Pas bisedës së kryer zyrtare, me qëllim të sigurimit të provave, me certifikatë për sende të konfiskuara përkohësisht, prindërve iu konfiskuan dy celularë me SIM kartela, të cilat i përdornin personat e mitur të kallëzuar. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s