• e hënë, 23 dhjetor 2024

MPB demanton se në një automjet të MPB-së, i drejtuar nga një zyrtar i punësuar në Ministri, është gjetur drogë

MPB demanton se në një automjet të MPB-së, i drejtuar nga një zyrtar i punësuar në Ministri, është gjetur drogë

Shkup, 6 korrik 2024 

Lidhur me konstatimet e paraqitura në një pjesë të mediave për informim publik për një rast ku shofer i punësuar në Ministrinë  e Punëve të Jashtme në automjetin  zyrtar të asaj ministrie është kapur nga nëpunësit policorë  dhe në automjet është zbuluar drogë, Ministria e Punëve të Brendshme mohon kategorikisht një informacion të tillë si jo të saktë.

Gjegjësisht, me datë 16.04.2024, nga nëpunësit policorë pranë Njësisë së Punëve të Brendshme Kërçovë në ora 22:35 në Kërçovë, është ndalur automjeti  në pronësi të MPJ-së (marka Renault) i drejtuar nga personi Q.B., ku është kryer kontrollë rutinore  në të cilën nuk janë gjetur sende me interes për shërbimet. Sipas detyrës zyrtare, i është dërguar shkresë Ministrisë së Punëve të Jashtme për verifikimin e pronësi së sëautomjetit dhe urdhrin e mundshëm për  drejtimin e automjetit, të cilën drejtuesi nuk ia ka dorëzuar nëpunësve policorë.

Kështu, Ministria e Punëve të Brendshme edhe një herë  hedh poshtë  të gjitha spekulimet për ekzistimin e ndonjë rasti dhe u bën thirrje mjeteve të informimit publik – duke pasur parasysh transparencën e plotë të Ministrisë – të kontrollojnë të gjitha çështjet në interes të tyre në shërbimet përkatëse të Ministrisë së Punëve të Brendshme, para se të marrin karakter spekulativ dhe tendencioz që dëmton Ministrinë si dhe kredibilitetin  e mjeteve të informimit publik.

Ministria e Punëve të Brendshme

_____________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR