• e martë, 26 nëntor 2024

MPB: 740 sanksione për vozitje të shpejtë

MPB: 740 sanksione për vozitje të shpejtë

Shkup, 11 mars (2024) - Në kuadër të kontrollit të përforcuar për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar, policia ka sanksionuar 742 shoferë.

Prej tyre, siç njofton MPB, 62 shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar kurse tetë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 378 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit, kurse 362 shoferë jashtë vendeve të banimit.

Nga MPB-ja thonë se kontrollet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR