• e diel, 22 dhjetor 2024

MPB: Është ndryshuar Rregullorja për etiketat "NMK" në automjete, afati është shtyrë deri më 31 dhjetor 2024

MPB: Është ndryshuar Rregullorja për etiketat

Shkup, 13 shkurt 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se deri më 31 dhjetor 2024 është vazhduar afati për vendosjen e etiketave në të cilat është shkruar shenja "NMK" përkatësisht për zëvendësim të targave të cilat e përmbajnë shenjën "MK" dhe të atyre të cilat nuk kanë fare shenjë.

MPB thekson se kjo është caktuar me ndryshimet në Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e formularit të kërkesës për dhënie të targave, formën dhe përmbajtjen e targave dhe të targave provuese të automjeteve, si dhe mënyrën dhe procedurën e dhënies së tyre, të cilat dje (12 shkurt 2024) janë publikuar në "Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut".

"Gjithashtu, i informojmë ata qytetarë të cilët do të ndalohen nga ana e nëpunësve kufitarë të realizojnë dalje nga shteti për shkak se posedojnë dokument udhëtimi me emrin "Republika e Maqedonisë" se mund të kërkojnë njoftim me shkrim në të cilin do të ceken shkaqet për të cilat pamundësohen të realizojnë dalje", kumtoi MPB

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR