• e hënë, 23 dhjetor 2024

Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të kohëpaskohshëm dhe erë, ndërsa në zonat malore borë

Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të kohëpaskohshëm dhe erë, ndërsa në zonat malore borë

Shkup, 21 nëntor 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në male me borë. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi veriperëndimor (në vende mbi 80 km/h). Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri 10, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 6 deri 13 gradë, njofton DPHM-ja. 

Në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me reshjet të kohëpaskohshme shiu, ndërsa pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të ulet deri 5, nëdrsa maksimalja do të arrijë deri 10 gradë.

Të premten gjatë ditës do të fryjë erë e fortë jugore, ndërsa pasdite dhe kah fundi i ditës do të ketë reshje shiu, (mbi 30l/m2). Gjatë natës do të fillojë të fryjë erë e fortë nga veriu, reshjet e shiut do të kalojnë në borë e në disa vende më të ulëta dhe do të formohet shtresë bore. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR