• e mërkurë, 03 korrik 2024

Mot relativisht i ngrohtë, fundjava më e ftohtë me borë

Mot relativisht i ngrohtë, fundjava më e ftohtë me borë

Shkup, 19 janar 2024 (MIA) - Në një pjesë të luginave në mëngjes do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës ose vranësirave të ulëta. Gjatë ditës do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe relativisht i ngrohtë me periudha me diell. Do të fryjë mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore erë e fortë nga drejtimi jugperëndimor.

Gjatë mbrëmjes në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë reshje, të cilat në zonat e ulëta fillimisht do të ketë reshje shiu, e më pas do të kalojë në borë. Në male dhe në vendet më të larta, reshjet do të jenë nga bora. Era do të ndryshojë drejtimin në veri dhe përgjatë Vardarit do të përforcohet.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri 8 gradë, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë nga ora 12 deri në orën 17, njoftojnë nga DPHM-ja. 

Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht i vranët  me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Gjatë natës do të ketë reshje shiu që gradualisht do të kalojnë në borë. Era do të ndryshojë drejtimin verior dhe do të forcohet. Temperatura minimale do të ulet deri në 4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 13 gradë. 

Nën ndikimin e valës së lagësht dhe të ftohtë, për ditën e shtunë sinoptikanët paralajmërojnë reshje kryesisht bore, të cilat në vend do të jenë më të shumta sidomos në pjesët perëndimore. Në zonat malore do të formohet një shtresë e konsiderueshme bore mbi 30 centimetra, ndërsa në zonat më të ulëta nga tre deri në dhjetë centimetra. Do të fryjë erë e fortë nga veriu, sidomos përgjatë Vardarit dhe temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme. Reshje lokale të borës do të ketë edhe të dielën në mëngjes, ndërsa të hënën do të mbajë mot i qëndrueshëm me temperatura të ulëta të mëngjesit. qa

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR