• e martë, 11 qershor 2024

Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut dhe bubullima të rralla

Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut dhe bubullima të rralla

Shkup, 15 maj 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit erë herë pas here e fortë nga drejtimi juglindor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 12, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 14 deri në 20 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe me bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 18 gradë.

"Edhe ditën e enjte do të mbajë mot pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Lokalisht do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë të fortë dhe kushte për breshër, herë pas here në formë stuhie. Përgjatë Vardarit do të fryjë erë e fortë nga drejtimi juglindor me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë", njofton DPHM.

Sipas parashikimit të Drejtorisë, të premten dhe të shtunën do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit me rritje të temperaturave.

Nga e diela pritet sërish mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme lokale, bubullima dhe mot të keq. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR