Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme lokale të shiut
- Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme lokale të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 6 deri në 13 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 14 deri në 19 gradë Celsius.
- Post By Sara Ademi
- 07:36, 22 tetor, 2025
Shkup, 22 tetor 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme lokale të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 6 deri në 13 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 14 deri në 19 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me kushte për shi të dobët lokal. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare jugore. Temperatura minimale do të bie në 10 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 19 gradë Celsius.
Sipas njoftimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), vijon periudha e motit me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme lokale të shiut, përveç nesër dhe të shtunën kur do të mbisundojë mot i qëndrueshëm. Të premten dhe të shtunën do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor, ndërsa nga e diela nga drejtimi jugor. sa/
Foto: MIA arkivi