• e enjte, 09 prill 2026

Mot me diell dhe i ngrohtë me temperaturë deri 22 gradë

Mot me diell dhe i ngrohtë me temperaturë deri 22 gradë

Shkup, 5 prill 2026 (MIA) – Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -1 deri 8, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 16 deri 22 gradë. 

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 20 gradë. 

Deri në mes të javës së ardhshme moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe më i ngrohtë pastaj temperatura e ditës do të bie për disa gradë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. 

Të mërkurën do të ketë kushte për reshje lokale të shiut, ndërsa nga orët e pasdites dhe të enjten do të fryjë erë e fuqishme, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e kohëpaskohshme e fuqishme e cila në disa vende do të tejkalojë 50 kilometra në orë. Të premten era do ta ndryshojë drejtimin në juglindore. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR