• e premte, 05 dhjetor 2025

Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut

Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut

Shkup, 8 nëntor 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut, të cilat përkohësisht do të jenë më të rrëmbyeshme.

Proceset do të jenë më intensive në formë të stuhisë me reshje të rrëmbyeshme (mbi 30l/m2 për 24 orë), erë e përforcuar dhe paraqitje e bubullimave. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga jugu, ndërsa përgjatë Vardarit nga drejtimi juglindor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 12 deri në 17 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar juglindore.

Temperatura minimale do të bie deri në 10 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 16 gradë.

Nën ndikimim e masës së lagësht dhe të paqëndrueshme deri të hënën do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut të cilat përkohësisht do të jenë më të rrëmbyeshme. Proceset do të jenë më intensive në formë të stuhisë me reshje më të rrëmbyeshme të shiut (mbi 30l/m2 për 24 orë), erë  të përforcuar dhe paraqitje të bubullimave. Nga e martja pritet stabilizim i motit. sa/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR