• e enjte, 27 qershor 2024

Mot me vranësira të ndryshueshme me erë nga drejtimi veriperëndimor

Mot me vranësira të ndryshueshme me erë nga drejtimi veriperëndimor

 Shkup, 15 mars 2024 (MIA)  - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell dhe kryesisht i qetë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 17 gradë. 

 Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), do të ketë një periudhë me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Gjatë fundjavës priten reshje të herëpashershme lokale të shiut.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR