• e premte, 28 qershor 2024

Mot me vranësira të ndryshueshme me diell dhe paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave

Mot me vranësira të ndryshueshme  me diell dhe  paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave

Shkup, 3 qershor 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe me paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave. Në disa vende proceset do të jenë në formë stuhie me shi të rrëmbyeshëm intensiv (sasi më e madhe për një kohë të shkurtër), erë e fortë dhe paraqitje e izoluar e breshërit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 27 deri në 34 gradë. Indeksi UV do të arrijë 7.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell dhe erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Në disa pjesë të luginës do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të bie në 16 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 31 gradë.

Moti në ditët në vijim do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare, të martën nga drejtimi perëndimor, ndërsa pastaj nga drejtimi verior. Në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje të rrallë të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR