• e shtunë, 11 maj 2024

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell si dhe me reshje të dobëta lokale shiu

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell si dhe me reshje të dobëta lokale shiu

Shkup, 8 mars 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell, si dhe me kushte për reshje të dobëta lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, njofton Drejoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -1 deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 8 deri në 14 gradë.

Në Shkup me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell . Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare e ndryshueshme.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 14 gradë.

Në ditët në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe mot me diell dhe reshje të dobëta shiu. Gjatë fundjavës do të fillojë të fryjë erë jugore dhe temperatura ditore do të jetë në rritje.

Mot i paqëndrueshëm me reshje më intensive të përcjella me bubullima pritet në fillim të javës së ardhshme. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR