• e hënë, 19 janar 2026

Mot me vranësira dhe i ftohtë, nga e martja nga fundi i ditës të reshura të borës

Mot me vranësira dhe i ftohtë, nga e martja nga fundi i ditës të reshura të borës

Shkup, 17 janar 2026 (MIA) - Ditëve në vijim do të mbisundojë mot me vranësira të ndryshueshme. Nesër do të ketë të reshura të dobëta lokale të shiut dhe borës, ndërsa në male dhe në vendet më të larta të borës. Të hënën dhe të martën gjatë ditës moti do të jetë stabil dhe i thatë. Të martën nga fundi i ditës, gjatë natës dhe të mërkurën priten të reshura të reja, kryesisht të borës.

Siç informoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), nesër moti do të jetë kryesisht me vranësira të ndryshueshme me të reshura të dobëta të shiut dhe borës, ndërsa në vendet më të larta dhe në male të borës. Do të fryjë erë mesatare, kryesisht nga drejtimi verilindor.

Në Shkup, moti me vranësira të ndryshueshme me erë të dobët nga drejtimi verilindor.

Gjatë tre ditëve të ardhshme, temperatura minimale do të jetë në interval prej -10 deri 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej -1 deri 6 gradë Celsius. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR