• e shtunë, 06 korrik 2024

Mot me diell, pasdite me kushte për shi të rrëmbyeshëm

Mot me diell, pasdite me kushte për shi të rrëmbyeshëm

Shkup, 28 maj 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, në pjesët perëndimore nga drejtimi perëndimor. Pasdite, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe lindore do të ketë paqëndrueshmëri me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe kushte por paraqitje lokale të motit të ligë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 13, ndërsa ajo maksimale prej 20 deri 28 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, pasdite më e madhe dhe me kushte për shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 27 gradë.

Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), deri të enjten, kryesisht në orët e pasdites do të ketë paraqitje të shiut të përkohshëm dhe bubullimave. Në këto ditë lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm intensiv, erë të fuqishme dhe paraqitje të izoluar të breshrit. Mot më i qëndrueshëm pritet nga e premtja, ndërsa gjatë fundjavës edhe temperatura mbi mesataren. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR