Mot me diell me vranësira të vogla dhe erë
- Në orët e hershme të mëngjesit dhe të pasdites në pjesët lindore moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme lokale dhe kushte për bubullima të rralla. Gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga veriu, me shpejtësi lokale që tejkalon 60 kilometra në orë. Temperatura minimale do të jetë prej 11 deri në 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 24 deri në 31 gradë Celsius.
- Post By Ramize Qamili
- 07:46, 15 shtator, 2025
Shkup, 15 shtator 2025 (MIA) - Në orët e hershme të mëngjesit dhe të pasdites në pjesët lindore moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme lokale dhe kushte për bubullima të rralla. Gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga veriu, me shpejtësi lokale që tejkalon 60 kilometra në orë. Temperatura minimale do të jetë prej 11 deri në 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 24 deri në 31 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Vranësirat do të zvogëlohen gjatë ditës. Në disa pjesë të luginës do të fryjë erë mesatare, herë pas herë e fuqishme nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 16 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 30 gradë.
Siç informon DPHM, prej nesër do të mbizotërojë mot kryesisht me diell dhe me erë. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme veriore mbi 60 kilometra në orë, veçmas përgjatë Vardarit. rq/
Foto: arkivi i MIA-s