• e shtunë, 29 qershor 2024

Mot me diell dhe shumë i nxehtë, temperatura deri 40 gradë

Mot me diell dhe shumë i nxehtë, temperatura deri 40 gradë

Shkup, 19 qershor 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 20, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 31 deri 38 gradë. UV-indeksi do të jetë 9.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me erë të dobët nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri 19, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 38 gradë.

DPHM informon se prej sot e deri të dielën rajoni ynë do të jetë nën ndikim të masës ajrore stabile dhe shumë të nxehtë nga jugu, e cila do të shkaktojë mot me diell dhe mbi mesataren i nxehtë për këtë periudhë të vitit. Temperaturat ditore çdokund do të arrijnë mbi 30, ndërsa vende-vende do të arrijë 40 gradë.

Foto: МIА arkivi

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR