Mot me diell dhe i nxehtë deri në 38 gradë
- Moti sot pritet të jetë me diell me vranësira lokale të vogla deri në mesatare. Sipas sinoptikëve, do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 30 deri në 38 gradë Celsius.
- Post By Sara Ademi
- 07:27, 2 korrik, 2025
Shkup, 2 korrik 2025 (MIA) - Moti sot pritet të jetë me diell me vranësira lokale të vogla deri në mesatare. Sipas sinoptikëve, do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 30 deri në 38 gradë Celsius.
Në Shkup, mot i ngjashëm - me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bie në 17 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 38 gradë.
Nga DPHM njoftojnë një periudhë me diell dhe të nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperaturat do të rriten gradualisht, veçanërisht nga nesër deri në mesin e javës së ardhshme, kur temperatura ditore do të jetë mbi 30 gradë kudo, ndërsa në disa vende do të tejkalojë 40 gradë Celsius.
Të dielën, në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, do të ketë kushte për vranësira lokale jostabile me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. sa/
Foto: MIA