• e hënë, 08 korrik 2024

Mot me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri 29 gradë

Mot me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri 29 gradë

Shkup, 21 tetor 2023 (MIA) - Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë në shumë vende me erë të përforcuar nga drejtimi jugor (në disa vende mbi 60km/orë). Në orët e natës drejt së dielës so të ketë paqëndrueshmëri kalimtare me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima të rralla. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri 17, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 24 deri 29 gradë.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë deri 27 gradë. 

Deri në mes të javës së ardhshme moti do të jetë i qëndrueshëm dhe relativisht i ngrohtë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR