• e enjte, 13 qershor 2024

Mot me diell dhe i ngrohtë, pasdite në disa vende shi dhe bubullima

Mot me diell dhe i ngrohtë, pasdite në disa vende shi dhe bubullima

Shkup, 18 maj 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Pasdite vende-vende do të mbajë mot i paqëndrueshëm sidomos në pjesët veriore me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima dhe do të ketë kushte për stuhi afatshkurtër me erë të fortë dhe paraqitje të izoluar të breshërit, njoftoi DPHM.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 7 deri në 14, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 24 deri në 29 gradë.

Në Shkup me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në pjesë të luginës moti do të jetë e paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima dhe do të ketë kushte për stuhi afatshkurtër. Temperatura minimale do të zbresë deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 27 gradë.

Në ditët në vijim do të mbajë mot i ngrohtë, por pasdite do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Lokalisht do të krijohen kushte që proceset të jenë më intensive në formë stuhie afatshkurtër, me erë të fortë, reshje të rrëmbyeshme intensive dhe paraqitje të izoluar breshërit. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR